Nuk kane te perfunduar polemikat pas asaj qe ndodhi ne perfundim te ndeshjes mes Gjermanise e Suedise ku pati perplasje mes 2 stafeve teknike. Te Suedia nuk e kane kaperdire ende kete fakt edhe pse drejtuesit e Federates Gjermane te Futbollit kerkuan ndjese.
Pas goli te fitores te shenuar nga Toni Kros, disa anetare te stafit te Gjermanise mes te cileve edhe Drejtori Teknik i kombetares, Oliver Birof, vrapuan te gezonin perballe rivaleve dhe per pak sa nuk ndodhi hataja.
‘Vetem nje person i vdekur ne aspektin emotiv nuk do te kishte reaguar-tha trajneri i Suedise Anderson-ajo e Gjermanise, ishte sjellje josportive’.
Ndrekaq, drejtuesit e Federates Gjermane pasi kerkoi ndjese, mori edhe masat e saj ndeshkimore duke pezulluar 2 prej drejtuesve te perfshire ne kete histori, Ulrih Voigt dhe Georg Bahlau.
Suedia do te luaje ndeshjen e fundit ne grup me Meksiken, ndersa Gjermania do te perballet me Korene e Jugut.
Sfidanti.al