Di Maria akuzon Realin: Nuk më la të luaja finalen e Botërorit

Shumëkush u habit që Angel Di Maria nuk luajti në finalen e Kupës së Botës 2014 mes Argjentinës dhe Gjermanisë. Ylli, në atë kohë tek Reali, kishte pësuar dëmtim në çerekfinale, por besonte se me ndihmën e gjilpërave, do t’ia dilte mbanë për ndeshjen e fundit. Kjo nuk ndodhi, ndërsa argjentinasit u mundën 0-1 pas kohës shtesë. Katër vjet më vonë, lojtari i krahut tregon një histori që me siguri do ta verë në pozitë të vështirë Realin.

“Ishte Reali që nuk më la që të luaja, – zbuloi ai në mënyrë të pabesueshme, – unë e dija që ata nuk do të më mbanin, do të më largonin në verë, dhe nuk donin që unë të dëmtohesha më shumë. Nuk donin që “prona” e tyre të dëmtohej”. “Në mëngjesin e finales, isha në tryezën e trajnerit gati për injeksionin, dhe thashë se doja të luaja edhe nëse dëmtohesha, – vazhdoi Di Maria, – por, pastaj erdhi doktori dhe më tha që “kjo letër ka ardhur nga Reali, që nuk na lejon të të aktivizojmë”.

Sfidanti.al