Eriksen, ‘policë sigurimi’ per Danimarken; 17 gola ne 20 ndeshje

Kristian Eriksen u shfaq per Danimarken. Futbollisti i Totenhemit ishte ai qe shenoi golin per skuadren nordike ne ndeshjen me Australine qe perfundoi 1-1. Ishte nje gol qe i dha mundesine qe te vazhdoje ne rrugen e shenimit te golave dhe shifrat jane vertet impresionuese aq sa Eriksen mund te quhet ‘policë sigurimi’ per Danimarken.

Ne fakt goli i shenuar kete te enjte per Eriksen ishte i 17 me fanelen e Danimarkes ne 20 ndeshje te luajtura me kete perfaqesuese. Per me teper, paraqitja e tij ndaj Australise i dha mundesine Eriksen te shpallet MVP i ndeshjes.

Sfidanti.al