Në janar, Aleksis Sançez jo vetëm firmosi kontratën me Mançester Junajtidin, dhe jo vetëm u prezantua para kamerave me fanelën e “djajve të kuq”. Sulmuesi nga Kili zgjodhi edhe t’i binte pianos.
Gjetjen e numrit 7 nuk e la “të binte në tokë” as blerja më e fundit e Zhoze Murinjos, braziliani Fred. Futbollisti i ardhur nga Shahtari i Donjeckut, dhe që refuzoi Sitin e Guardiolës, pati vetëm një ndryshim nga Sançezi.
Mesfushori vuri maskën e maskotit të klubit ndërsa u ul për t’i rënë pianos, dhe mediat britanike ia vunë menjëherë emrin “Fred Maskoti”. Junajtid shpenzoi 52 milionë paund stërlina për të, që do të thotë rreth 60 milionë euro, ndërsa Murinjo e cilësoi si “mendje krijuese me vizion për lojën dhe për pasimet”.
Sfidanti.al