Meksika dhe Serbia paguajne sjelljen e gabuar te tifozeve te tyre. Komisioni i Disiplines se FIFA vendosi te gjobise federatat e ketyre dy vendeve me 10 mije franga zvicerane seciles per kete arsye.
Federata meksikane u gjobit per koret homofobike te leshuara ne drejtim te portierit Manuel Nojer sa here qe gjermani rivinte topin ne loje. Per me teper FIFA e paralajmeroi Meksiken se do ta ndeshkoje serish nese do te vihet re perseritet sjellja e tifozeve.
Ndersa Federata Serbe e Futbollit u gjobit se nuk pengoi tifozet e saj te shfaqnin nje pankarte me karakter politik.
Sfidanti.al