Në muzeumin gjerman të futbollit në Dortmund, tani në prag të turneut të madh në Rusi, u mblodhën dhe diskutuan mes tyre, katër ish-kampionë të botës, të kuptohemi katër kampionë të brezave të ndryshëm. Ishin Horst Ekl kampion i vitit 1954, Franc Bekenbaer kampion i vitit 1974, Lotar Mateus kampion i vitit 1990 dhe Filip Lahm kampion i vitit 2014. Ata u intervisuan nga gazeta “Bild”, në një shkrim ekskluziv, ndërsa ata që shohin një foto të tillë, kuptojnë se përse Gjermania është gjithnjë një nga 2 pretendentet kryesore për të fituar Kupën e Botës.
Në Gjermani është ribotuar, po ashtu, një karrikaturë e vitit 1954, me trajnerin që u shpall për herë të parë kampion i botës, Zep Herbergerin. Veterani i stolit, me emrin e saktë Jozef, ishte trajneri legjendar që drejtoi skuadrën që përpara Luftës së Dytë Botërore dhe realizoi “Mrekullinë e Bernës” ndaj Hungarisë së madhe të Pushkashit. Në karrikaturë shkruhet shprehja e Herbergerit për lojtarët e tij: Topi është i rrumbullakët dhe ndeshja zgjat 90 minuta”. Me këtë “taktikë” ai fitoi titullin botëror.
Sfidanti.al