32 skuadra, 736 lojtare te grumbulluar. Mungojne vetem pak dite nga Boterori i Rusise dhe tashme te gjithe trajneret i kane marre vendimet e tyre per futbollistet me te cilet do te luajne ne kete ngjarje te madhe futbollistike.
Po bejme te ditur disa nga kuriozitetet duke nisur nga futbollisti me ‘plak’ tek ai me i ri, nga me shtatlarti te ai me shtatshkurtri. Futbollisti me i vjeter ne moshe eshte portieri i Egjiptit El Hadari 45 vjeç, ndersa me i riu eshte australiani Daniel Arzani 19 vjeç.
Lojtari me shtatlarte eshte portieri i Kroacise, 2.01 m i gjate. Persa u perket futbollisteve me shtatshkurter jane 3 te tille 1.65 m dhe behet fjale per Xherdan Shaqiri i Zvicres, Alshehri Jahia i Arabise Saudite dhe Fernando Kintero i Kolumbise.
Sipas FIFA, 3 futbolliste jane ata qe kane peshen me te lehte Takashi Inui 1.69 m per 59 kg, Mbark Busufa i Marokut 1.67 m e 59 kg e Havier Akino 1.66 m e 59 kg. Ai qe ka peshen me te rende eshte Roman Torres i Panamase 1.88 m per 99 kg.
Trajneri me i vjeter ne moshe i Boterorit eshte ai i Uruguajit Oskar Tabarez, 71 vjeç, ndersa me i riu eshte Aliu Sisè i Senegalit, 42 vjeç. Futbollisti qe ka luajtur me shume ndeshje Boterori eshte Havier Maskerano i Argjentines me 16 te tilla. Ndersa ai qe ka shenuar me shume gola nga lojtaret e grumbulluar aktualisht eshte Tomas Myler i Gjermanise me 10 gola.
736 eshte numri i futbollisteve te grumbulluar 124 prej te cileve luajne ne Premier League, qe do te thote se kampionati anglez eshte me i perfaqesuari me kete eveniment. 81 lojtare luajne ne La Liga, ndersa e treta eshte Bundesliga me 67 futbolliste.
Klubi qe ka me shume lojtare me boteror eshte Mançester Siti me 16, i ndjekur nga Real Madrid me 15 e Barcelona me 14.
Sfidanti.al