Gabimi behet mesim; Barcelona, klauzola lojtaresh, 3.8 mld Euro

Eshte nje shprehje qe thote; gabimi behet mesim. Kjo eshte aplikuar mjaft mire nga Barcelona qe pas asaj qe ndodhi me Nejmarin ka vene klauzola marramendese ne kontratat e yjeve te saj duke vene shifra qe edhe per sheiket jane te pamundur te shpenzohen.

E perditshmja spanjolle ‘Marca’ ka perpiluar nje grafik me klauzolat e lojtareve te Barcelones qe jane shifra qe te lene gojehapur. Shifrat variojne nga ajo prej 700 milione Eurosh ne kontraten e re te Mesit deri ne 125 milione Eurot e kontrates se Rakitic. Ne total jane 3 miliarde e 855 milione Euro ne klauzolat e kontratave te lojtareve.

I fundit qe u be pjese e kesaj liste ishte Umtiti qe rinovoi ditet e fundit deri ne 2023 me klauzole te  zgjidhjes se kontrates prej 500 milione Euro.

Perpara tij ata qe e bene kete ishin Ter Shtegen me 180 milione, Serxhi Roberto me 500 milione, Pikè 500 milione, Xhordi Alba 150 milione, Buskets 200 milione, Kutinjo 400 milione e Luis Suarez 200 milione Euro klauzole.

Sfidanti.al