Gafat e Karius ne Finalen e Champions, shkak i nje hemoragjie cerebrale?

26 maj 2018 do te jete nje date qe Loris Karius veshtire se do ta harroje. Dy gafat e medha te tij me finalen e Liges se Kampioneve e ndeshkuan rende Liverpulin ne perballjen me Realin e Madridit. Por ditet e fundit kane dale disa detaje te reja ne lidhje me kete mbremje te shemtuar te portierit te The Reds.

Karius duket se pati nje hemoragji cerebrale gjate ndeshjes, dicka qe u konfirmua nga stafi mjekesor i spitalit Mass Generale i Bostonit, pas ekzaminive te kryera ne 31 maj, 5 dite pas finales.

‘Simptomat e shfaqura treguan se pati nje mosfunksionim vizualo-spacial qe u shfaq menjehere pas incidentit (perplasja me Serhio Ramos perpara golit te pare te Realit)-tha mjeku i specializuar per trauma te tilla, Zafonte-ka te ngjare qe ky problem te kete ndikuar ne paraqitjen e tij ne fushen e lojes’.

Gjithsesi fjalet e Zafontes nuk do te mjaftojne qe Liverpuli te beje qe tifozet e kesaj skuadre qe rikthejne besimin e tyre te Karius.

Sfidanti.al