Zvicra me dorë në zemër: Dëmtohet Granit Xhaka, dërgohet në spital

Një nga lojtarët më të mirë të përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka mundësi që të mungojë në Kupën e Botës Rusi-2018. Ky mesfushor që luan me Arsenalin, dëmtoi gjurin gjatë stërvitjes dhe u largua nga fusha me ndihmën e personelit mbështetës, duke u dërguar menjëherë në spital për një kontroll të mëtejshëm.

Stërvitja në fjalë e ekipit përfaqësues zviceran u zhvillua në kushtet e një shiu të fortë që ishte edhe arsyeja kryesore e dëmtimit të Xhakës.Tani për tani, nuk është shumë e qartë sesa serioz është dëmtimi, por shqetësimi në kampin ziveran është i madh.

Sfidanti.al