Ronaldo “kokë a pil” tek Reali: Jeta nuk është vetëm lavdi!

Kur ishte ende i djersitur dhe i lumtur për fitoren e pestë të Ligës së Kampionëve, fjalët e tij (tepër të sinqerta sepse instinktive) ishin se “ishte bukur të luaje për Realin e Madridit”. Një deklaratë lamtumire nga Kristiano Ronaldo në stadiumin e Kievit në Ukrainë.

Kur ishte i hipur në autobusin e festës, ndërsa bënte paradën e lavdisë mes dhjetëra mijë tifozëve, ai tha disa fjalë të tjera (disi më të kondicionuara), se “shihemi vitin tjetër, jam krenar që luaj për klubin më të madh të botës”.

Gjithsesi, intervistat pas ndeshjes ishin më të menduara, dhe kishin më shumë të vërtetë brenda. “Unë kam fituar pesë Champions dhe 5 Topa të Artë, – u shpreh CR7-ta, – historinë e kisha bërë që më parë, por edhe më shumë tani. Nuk jam i tronditur pasi e di se çfarë kontributi jap për Realin, gjithsesi nuk mund të garantoj asgjë. Jeta nuk është vetëm çështje lavdie”.

Sfidanti.al