Klopi si ultras me tifozët: Madridi pati gjithë fatin e m…!

Jurgen Klop me siguri do t’i bëjë vend vetes në elitën e trajnerëve të “Anfildit”, si njëri prej më të dashurve prej tifozëve. Gjermani 50-vjeçar tregoi edhe një herë aftësinë e tij të madhe për t’u shkrirë në identitetin e klubit për të cilin punon, kur u bashkua me tifozët pas finales së humbur të Championsit.

Ai u fotografua dhe filmua së bashku me një grup tifozësh të Liverpulit, në orën 6 të mëngjesit, një ditë pas ndeshjes ndaj Realit, ndërsa këndonte, brohoriste dhe kërcente në të njëjtin ritëm. “Reali pati gjithë fatin e m…”, ishin fjalët që dilnin me zë të lartë nga goja e protagonistëve, mes të cilëve Klopi.

Edhe pse gjermani ka humbur 6 finale radhazi në karrierë, sërish reputacioni i tij në sytë e tifozëve të të kuqve është më i lartë se kurrë. Me shumë gjasa, ai do të rindërtojë skuadrën e madhe ashtu siç bëri Bill Shenkli, që njihej për batutat e tij, dhe që i tha dikur një lojtari që i kërkoi këshillë nëse duhej të shkonte tek Evertoni: “Shko djalë, të paktën do të kesh mundësi të jesh pranë një skuadre të madhe, Liverpulit”!

Sfidanti.al