Bejl ndihmon Junajtidin e Murinjos të kapë Mançester Sitin

Do të duhen ndoshta më shumë se 100 milionë euro, por ky është shqetësimi i fundit për Zhoze Murinjon. Gjithkush po i thotë trajnerit portugez se nëse merr Garet Bejlin, atëherë me siguri do të arrijë ta rivalizojë Mançester Sitin në majë të Premier Ligës. Uellsiani është i pakënaqur tek Reali, ndërsa Mançester Junajtid i ka financat për ta marrë në “Old Traford”.

Pol Skoulls, ish-ylli i “djajve të kuq” thotë se Bejl është njeriu i duhur për ta ngritur Junajtidin në nivelin e Sitit. Po ashtu, ish-lojtari i Liverpulit dhe Anglisë, Xhemi Redknap, ndërsa analisti i sportit Martin Samuel, i “Deili Meilit” shkruan se “Mançester Junajtidi dhe Bejli është një lidhje e krijuar në qiell”, pra diçka e paevitueshme për të ndodhur. “Në këtë moment të karrierës, ai nuk mund të jetë zëvendësuesi i askujt, por vetëm titullar”, – komenton Samueli.

Bejl ka shënuar 88 gola në 189 ndeshje për Realin në 5 sezone aty, por dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë, ashtu si edhe konkurrenca me Iskon. Uellsiani ka fituar 4 Champions, dy Kupa të Botës për klubet, një titull në La Liga dhe një Kupë të Mbretit.

Sfidanti.al