Ka përfunduar plot spektakël El Clasico në Camp Nome me shume gola, por pa fitues në fund.
Pavarësisht se me 10 lojtarë, Barcelona u soll si një kampion i vërtetë në La Liga dhe arriti që të kalojë në epërsi në të dy rastet kundër Real Madridit.
Pjesa e parë nisi furishëm për Barcelonën, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10’të të takimit. Ishte Luis Suarez që kaloi Blaugranët në epërsi.
Por, nuk vazhdojë shumë dhe Los Blancos barazojnë rezultatin në minutën e 14 me anë të Cristiano Ronaldos, i cili në pjesën e dytë nuk luajti fare shkaku i një lëndimi.
Barcelona nga fundi i pjesës së parë luan me një lojtarë më pak pasi që Sregi Roberto ndëshkohet me të kuq.
Pjesa e dytë nis më mirë me Realin që sulmojnë më shumë Barcelonën por pas minutës së 50’të, Barcelona merr avantazhin dhe shënojnë edhe njëherë në minutën e 53’të ku shënon Messi.
Këtë rezultat Barcelona e ruan deri në minutën e 72’të ku shënon Gareth Bale një gol të bukur, që ishte gol i barazimit.
Me këtë barazim Barcelona ruan serinë pa humbje në La Liga që nga fillimi i sezonit duke arritur në 87 pikë, kurse Reali është në pozitën e 3’të, me 3 pikë më shumë se Atletico Madrid, e të cilën pozitë deri në fund të kampionatit mund ta merr.