Debutim mrekulli i kinezes Rui Liang në 50 km ecje sportive; rekord botëror

Rui Liang bën një debutim ëndrrash në garën e 50 km ecje sportive për skuadra. Atletja kineze vendosi një rekord të ri botëror në këtë disiplinë në garën që u zhvillua në Taicang, sportistja 23 vjecare e përshkoi distancën me kohën 4 orë, 4 minuta e 36 sekonda duke e  thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga portugezja Ines Henrikes, me 1 minutë e 20 sekonda.

Në vendin e dytë i rendit një tjetër atlete kineze, Hang Yin me kë orë 9 minuta e 9 sekonda, ndërsa vendi i tretë i takoi Claire Tallent me 4 orë 9 minuta e 33 sekonda

sfidanti.al