Gjashtë sy dhe një dorë! Si ka mundësi kjo verbëri kaq e madhe?

Pyetjen e mësipërme me gërma të mëdha e bën që në faqen e saj të parë gazeta prestigjioze gjermane “Bildt”, duke publikuar edhe fotografinë, ku tregohet qartë se topi i gjuajtur nga Xhoshua Kimih ka goditur dorën e mbrojtësit brazilian të Realit, Marselo. Pyetjen e mësipërme gazeta e lartpërmendur, në fakt, ia drejton gjyqtarit kryesor turk, Xhunit Çakir, që mban edhe fajin kryesor që nuk dha në favor të Bajernit penallti që ishte e dukshme dhe gjë të cilën, më vonë, e pranoi edhe vetë Marselo.

“Bildi” thekson se situata e krijuar nuk do të kishte ndodhur në Bundesligë, sepse atje përdoret teknologjia VAR (Video Asisstance Referee). Sidoqoftë, shumica në Gjermani fajin për eliminimin e Bajernit nuk ia hedhin arbitrimit në “Bernabe”, por gabimit amatoresk të portiert të Bajernit, Sven Ulrih, si edhe shanseve të humbur për gol që u krijuan para portës së Kejlor Navasit që, në të vërtetë, ishte shpëtimitari i Realit dhe lojtari kryesor që ka meritën që klubi “mbretëror” doli në finale të Champions-it.

Sfidanti.al