Gjyqtari slloven, Damir Skomina, është vënë në qendër të vëmendjes së ndeshjes së kthimit të Champions-it mes Romës dhe Liverpulit. Sikurse dihet, Roma fitoi 4-2, por ky rezultat nuk mjaftoi që ta kompensonte rezultatin 5-2 në “Anfild”, ku fitoi Liverpuli që u kualifikua, kështu, për në finale të Ligës së Kampioneve.
Në kampin e Romës konsiderojnë se atyre nuk iu dhanë dy penallti, gjatë njerës prej se cilës futbollistit të Liverpulit, Arnold, duhej t’i ishte treguar kartoni i kuq, nëse do të jepej 11-metërsh.
Gazetari sportiv i njohur italian, Tankredi Palmeri, thotë se, mbas ndeshjes, Skomina e pa se çfarë kishte bërë dhe se ishte ndjerë mjaft keq. “Gjyqtari Skomina, mbas ndeshjes në dhomën e zhveshjes, u ndje mjaft keq, sepse ai i pa dhe i pranoi gabimet që kishte bërë”, vuri në dukje Palmeri.
Sfidanti.al