Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, i njoftoi personalisht futbollistët Mateo Darmian dhe Dejli Blind se ai nuk do të mbështetet më te shërbimet e tyre sezonin e ardhshëm, kështu që ata janë të lirë që të kërkojnë ndonjë klub tjetër, shkruan gazeta “Tajms”. Darmiani dhe Blindi, në fakt, kanë kontrata deri në verën e vitit 2019 dhe nga shitja e tyre klubi i “djajve të kuq’ synon të sigurojë kapital “të freskët” për blerjet e reja.
Të dy lojtarët e mësipërm kanë ardhur në “Old Traford” gjatë kohës, kur Junajtidin e drejtonte trajneri holandez, Luis Van Gal, por, mbas një fillimi optimist, ata të dy i humbën vendet e tyre në formacion, duke u bërë rezerva “të forta”.
Sfidanti.al