Liverpuli arriti deri në finale të Champions-it falë fitores 5-2 të ndeshjes së parë, pasi e humbi ndeshjen e dytë 4-2 ndaj Romës. Dhe në ndeshjen e parë, me të vërtetë, shkëlqeu futbollisti i dikurshëm i Romës, Mohamed (Mo) Salah, që shënoi dy gola dhe dha dy pasime goli. Ky futbollist egjiptian u prit me duartrokitje në “Olimpiko”, ndërsa, mbas ndeshjes, klubi i Romës tregoi klasin e tij të madh, duke shkruar në profilin e saj në Twitter:
“Neve na dhëmb shumë që ëndrra e jashtëzakonshme e Romës në rrugën drejt Kievit përfundoi, por ajo do të jetë atje me ngjyra të tjera. Paç fat në finale, Mo Salah”, vuri në dukje klubi roman.
Sfidanti.al