‘Final Countdown’ per Arsenalin; Ançeloti ose Luis Enrique ne vend te Venger

Lidhja mes Arsenalit dhe Arsen Venger po shkon drejt fundit pas pak me shume se 20 vitesh. Ne fund te sezonit, trajberi francez do te lere Topçinjte e Londres dhe sipas medias britanike drejtuesit e Arsenalit i kane percaktuar kandidatet per te zevendesuar Vengeri  dhe shume shpejt do te behet edhe njoftimi zyrtar.

Ne krye te listes se pretendenteve eshte Karlo Ançeloti, nderkohe ne te jane edhe Luis Enrike, Joakim Lev e Zhardim. Me pas mediat britanike bene edhe nje ngushtim te rrethit duke e perqendruar emrin ne vetem 2 emra, Karlo Ançeloti dhe Luis Enrike.  Tekniku italian u fol per te marre drejtimin e Arsenalit edhe ne fillim te vitit 2018 kur emri i tij diskutohej edhe per ne pankinen e perfaqesueses italiane. Madje ne ate periudhe u fol edhe per nisjen e bisedimeve me klubin londinez per nje kontrate me 10 milione Euro ne sezon se bashku me bonuse te tjera.

Ndersa sipas ‘Telegraph’, kandidati eshte Luis Enrike, i cili u fol edhe per nje kalim te Çelsi, piste qe mesa duket eshte ftohur.

Sfidanti.al