Champions League, alarmi per huliganet, super plan per sigurine ne Roma-Liverpul

Me ndeshjen Roma-Liverpul, ne Itali rindizen sinjalet e alarmit per huliganet. Per kete arsye Kuestura e Romes po perpilon nje plan masash te forta sigurie qe do te prezantohet vetem ne mesin e javes se ardhshme dhe se per kete ka siguruar edhe bashkepunimin e Scotland Yard.

Ky plan masash parashikon monitorimin e 2500 tifozeve angleze qe do te vijne ne kryeqytetin italian per ndeshjen e kthimit mes Romes e Liverpulit qe do te luhet ne 2 maj. Vemendja me e madhe do te perqendrohet te 600 tifoze ultras te Liverpulit te konsideruar si nje rrezik i mundshem.

Ne te njejten kohe, pjese e masave te sigurise munt te jete mbyllja e dyqaneve ne qender ne oren 18:00, krijimi i 3 zonave te superkontrolluara te grumbullimit te tifozeve dhe ndalimi i shitjes se pijeve alkoolike pas ores 14:00. Alarmi eshte ndezur edhe per shkak te rivalitetit te madh mes tifozerive te te dyja skuadrave qe eshte krijuar qe nga finalja e Kupes se Kampioneve e vitit 1984 mes Romes e Liverpulit.

Sfidanti.al