Ibrahimovic, çeshtje te Suedia, portieri Xhonson: Zlatan eshte egoist

Zlatan Ibrahimovic eshte kthyer ne nje çeshtje te perfaqesuesja suedeze me deklaraten e tij se do te jete i pranishem ne Boterorin e Rusise. Kjo sepse eshte dikush qe mendon te kunderten dhe behet fjale per portierin e dyte te Suedise, Karl-Johan Xhonson.

‘Nuk e di nese Ibra do te jete ne perfaqesuese pasi eshte trajneri ai qe merr vendimin-tha Xhonson-por ne u kualifikuam pa te. Ai eshte egoist, individualist edhe si person edhe si futbollist, kurse ne jemi nje grup’.

Por Xhonson nuk e le me kaq dhe e vijon opinionin e tij.

‘Jam i sigurt se nese ai do te vije do te luaje mire, por ne duhet te ndryshojme lojen tone, sepse gjithçka do te varej prej tij dhe veprimeve qe ai kryen. E merituam kualifikimin ne Boterorin e Rusisr pasi zhvilluam nje loje te percaktuar mire dhe nuk jam i sigurt nese trajneri do te deshiroje te ndryshoje sistemin e lojes’.

Sfidanti.al