Protestat me kembe e duar te Pep Guardioles kunder arbitrit Mateu Lahoz ne ndeshjen mes Mançester Sitit dhe Liverpulit, nuk u lane pa u vene re nga UEFA. Drejtuesit e organizmit me te larte te futbollit evropian e kane akuzuar katalanasin per sjelljo jo te pershtatshme pasi 47 vjeçari e kaloi zonen e percaktuar per tekniket ne Etihad Stadium per t’iu kundervene Lahozit.
Protesta e Guardioles ndaj Lahoz ishte per shkak te anulimit te golit te rregullt te Sanè qe do ta çonte rezultatin 2-0 ne pjesen e pare. Guardioa arriti deri aty sa t’i beje Lahozit gjestin e ‘mbylle gojen’ dhe tekniku spanjoll e perjashtoi nga fusha. Edhe pse i perjashtuar nga fusha, Guardiola vazhdoi te jape udhezimet per skuadren duke thyer nenin 69 te rregullores se UEFA.
Keshtu, Guardiola mund te denohet 1-3 ndeshje skualifikim sepse iu hakerrye Mateu Lahoz, denim qe do te shtohet edhe me 1 ndeshje tjeter per thyerjen e nenit 69. Çeshtja Guardiola do te shqyrtohet ne daten 31 maj ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se UEFA.
Sfidanti.al