Nojer sheh drite ne fund te tunelit, pritet te kthehet para mbylljes se sezonit

Manuel Nojer duket se po sheh drite ne fund te tunelit. Portieri gjerman qe ka qene jashte fushave te lojes  per 7 muaj per shkak te nje demtimi, mund te kthehet ne fushat e lojes javet ne vijim. Ai qe e konfirmoi kete ishte trajneri i Bajernit te Mynihut, Jup Hejnkes.

‘Situata aktuale e Nojer eshte shume pozitive-tha Hejnkes-eshte riaftesuar plotesisht dhe tani ai po fiton intensitetin pak nga pak. Me vone do te shohim.se kur do te kthehet ne fushat e lojes. Besoj se do te ndodhe brenda ketij sezoni’.

Nojer u demtua ne kembe ne fund te sezonit, demtin qe e pesoi serish ne mes te shtatorit. Ndeshja e fundit e luajtur prej tij ishte pikerisht ne 16 shtator.  Portieri 32 vjeçar u operua pas demtimit te dyte per te nisur me pas periudhen e gjate te riaftesimit. Ne fillim te marsit u stervit ne fushen e lojes, ndersa javen e kaluar nisi te stervitet me top. Synimi i Nojer eshte te jete gati per Boterorin e Rusise me perfaqesuesen gjermane qe do te shkoje drejt Rusise ne 23 maj.

Sfidanti.al