Ibra për golin e Ronaldos: Nga 40 metra mund ta bëjë një gol të tillë?

Goli perfekt i tipit gërshërë që Kristiano Ronaldo shënoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions-it ndaj Juventusit, është ende temë qëndrore në mediumet sportive anekënd botës. Me siguri që nuk ka mbetur komentator sportiv ose tifoz në botë që të mos ketë qenë i entuziazmuar nga veprimi dhe goli spektakolar i futbollistit porugez në Torino dhe shumë lojtarë të njohur e uruan atë për golin e bukur dhe, midis tyre, ndër të parët ishte Piter Krauç që ka shënuar një gol të ngjajshëm, kur ai mbante veshur bluzën e Liverpulit. Komentin e tij për këtë gol të Ronaldos e bëri edhe futbollisti aktual i LA Galaksisë, Zllatan Ibahimoviç:

“Po, ai ishte një gol i mrekullueshëm, por, nuk e di, nëse e ka provuar ai ndonjëherë që ta bëjë një gol të tillë nga 40 metra”, tha Ibra, duke aluduar për golin e tij fantastik tip gërshërë që ai shënoi në ndeshjen mes Suedisë dhe Anglisë.

Sfidanti.al