Është pothuajse e sigurt se trajneri i Çelsit, Antonio Konte, do të largohet në fund të sezonit, ndërkohë që thuhet se pritet që të largohen edhe një numër i madh lojtarësh. Ky ekip titullmbajtës, gjatë këtij sezoni, ndodhet në një situatë të vështirë, ndërsa ka mundësi që të mos kualifikohet dot për në Champions-in e ardhshëm.
Media angaleze shkruan se nga klubi i “bluve” të Londrës do të largohen Azari, Kurtoa, Fabregasi, Pedro, Kejhill, David Luiz, Zhiru, Zuma dhe ndonjë tjetër, ndërkohë që, tani për tani, nuk përmendet ndonjë emër i madh që do të mund t’i bashkohet këtij klubi londinez.
Sfidanti.al