Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Çelsit Xhanluka Viali thotë se Antonio Konte mezi po pret që të largohet nga klubi i “bluve” të Londrës, duke qenë se ai ndodhet nën një presion të madh, për shkak se shanset që ky ekip të kualifikohet për në Champions-in e ardhshëm, po pakësohen gjithnjë e më shumë.
“Konte mezi po pret që të largohet nga Çelsi. Ai nuk mund ta kapërcejë faktin se klubi shet dhe ble lojtarë pa u konsultuar me të. Duket qartë se Çelsi ka nevojë për një trajner të një lloji tjetër”, i deklaroi Viali “Skaj Sportit”, duke shtuar: “Unë nuk e di se ku do të shkoj Antonio, në përfaqësuesen italiane apo te PSZH-ja, por ai, me siguri, që do ta gjejë një klub, me të cilin do të mund të dalë kampion. Jam i bindur se ai ka shumë oferta”, vuri në dukje Viali që ka luajtur bashkë me Konten në vitet 1990.
Sfidanti.al