Këtë javë, do të kthehet eksitimi i ndeshjeve të Champions-it. Siparin të parët do ta ngrejnë dy ekipet finalistë të sezonit të kaluar, Reali i Madridit dhe Juventusi. Ky duel prej dy ndeshjesh është shpallur si derbi kryesor i kësaj faze çerekfinale dhe portieri legjendar i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, e pranon se ai ka pagjumësi në prag të ndeshjes së parë në Torino.
“Historia tregon se ne do të luajmë kundër një ekipi që është shumë më i mirë sesa ai i joni. Sidoqoftë, ne do të zhvillojmë gjithsej dy ndeshje dhe ne do të përpiqemi që të japim maksimumin që të sigurojmë kualifikimin në gjysmëfinale. Të gjithë ne e dimë sesa i fuqishëm është Reali dhe vetë fakti se përballë unë do të kem Kristiano Ronaldon, më shkakton pagjumësi”, thotë portieri dhe kapiteni i “zonjës së vjetër”. Ndeshja e parë mes Juventusit dhe Realit të Madridit do të zhvillohet të martën në Torino, ndërkohë që, po atë ditë, do të luhet edhe ndeshja mes Seviljes dhe Bajernit të Mynihut.
Sfidanti.al