Ky Matis de Ligt vetëm 18 vjeç, por e dashka  gjysma e Evropës

“Topçinjtë” kanë dërguar skautin e tyre më të mirë që të ndjekë lojën e mbrojtësit të Ajaksit, Matis De Ligt, gjatë ndeshjeve të përfaqësueses holandeze. De Ligti që është vetëm 18 vjeç, tanimë, është një lojtar standard i formacionit të parë të Ajaksit të Amsterdamit, ndërsa, javën e kaluar, ai debutoi edhe me përfaqësuesen e Holandës.

Krahas Arsenalit, një interesim të madh për një nga futbollistët më të talentuar të rinj në botë ka treguar edhe Barcelona që ka në plan të krijojë një tandem De Ligt-Jeri Mina për të ardhmen.

Sfidanti.al