Me siguri që rolin e drejtorit sportiv të Realit të Madridit, vitin tjetër, do ta marrë përsipër Kristiano Ronaldo. Thuhet se ky futbollist portugez i ka paraqitur presidentit të Realit, Florentino Perez, një listë prej shtatë lojtarësh që duhet të shiten, sepse, sipas tij, ata nuk kanë kualitetin e nevojshëm që të luajnë me klubin “mbretëror”, vë në dukje ESPN-ja.
Ronaldo ka bërë gati “fshesën” për Iskon, Kejlor Navasin, Markos Lorenten, Vorzha Majoralin, Hesus Valehon, Ashraf Hakimin dhe Mateo Kovaçiçin. Në fakt, problemi me Iskon nuk ka të bëjë me kualitetin e tij, por me “sjelljen negative” të tij jashtë fushës, ndërkohë që edhe Navasi nuk është i keq në portë, por Ronaldo do të donte që në portën e ekipit të vet të shihte De Gean, Kurtoan ose, madje, edhe Ter Shtegenin.
sfidanti.al