Kjo po, quhet legjendë : 119 herë “trajner” dhe po aq herë i kanë thënë “JO”!

Klubi i fundit që e ka refuzuar është Bajerni i Mynihut, nga ku atij i erdhi një përgjigje e kulturuar mbas shkarkimit të trajnerit të deritatëhershëm, Karlo Ançeloti. Ka plot pesë vite që Mihael Brejer nga Drohterseni u dërgon CV-në e vet klubeve profesioniste në Gjermani. “Sa herë që ndonjë klub shkarkon trajnerin, unë dërgoi një mesazh, duke ofruar veten time”, i tha gazetës “Bild” Brejeri 30-vjeçar që, sikurse bën të ditur vetë, deri tani, ka dërguar 119 kërkesa që të angazhohet si trajner në adresa klube të ndryshëm. Sidoqoftë, deri më sot, asnjë klub në Bundesligë nuk ka dashur që ta angazhojë si trajner këtë kandidat të çuditshëm ose të pazakontë që, për nga profesioni, është bankier.

“Unë e nisa gjithçka si shaka, por, kur klubet nisën të kthenin përgjigje, megjithëse, negative, unë fillova ta konsideroja këtë punë më seiozisht”, shpjegon Brejeri, përvoja e vetme e të cilit në fushën e trajnerit është ajo me një ekip fëmijësh të vegjël, ndrkohë që ai vetë luan për një ekip lokal, MTV Haman, në një nga ligat më ulta gjermane. Kerkësn e fundit që ta angazhonin si trajner, ai ia ka drejtuar Bajernit të Mynihut, një ditë pasi ky i fundit shkarkoi Ançelotin!

Sfidanti.al