Rregullat e reja të UEFA-s, Kutinjo do të kishte luajtur në Champions

Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës do të kenë ndryshime. Jo vetëm ato që janë bërë me dije më parë, pra që ligat kryesore do të kenë nga 4 skuadra të garantuara në fazën e grupeve, por të tjera.

Stoli i skuadrave pjesëmarrëse do të jetë më i “gjatë”, pasi UEFA do të lejojë që në të, të ulen plot 12 lojtarë, nga të cilët trajnerët do të kenë mundësi të zgjedhin. Pra, ekipet në stadium do të vijnë me 23 futbollistë.

Jo vetëm kaq, por duke filluar nga faza me eleminim direkt, pra nga turi i dytë, çdo ekip do të ketë mundësi të bëjë katër zëvendësime, ndaj 3 që mund të bëhen me rregullat e sotme. Së fundi (dhe kjo është shumë e rëndësishme), nuk do të ketë ndalim për të luajtur në Champions apo Ligën e Europës për futbollistë që ndryshojnë skuadër në janar.

Pra, Kutinjo, nëse ky rregull do të ishte në fuqi që tani, do të ishte i disponueshëm për Barcelonën. Me siguri, klubet e mëdhenj i kanë bërë presion UEFA-s, për të shpëtuar investimet e tyre të mëdha, që kohët e fundit po bëhen edhe në janar, dhe jo vetëm në verë.

Sfidanti.al