Ka luajtur vetëm një minutë në Bundesligë dhe prapëseprapë ka privilegjin që të konsiderohet si një talent në kampionatin gjerman. Sinan Kurt, 20 vjeçari i Hertës së Berlinit, një nga talentet e futbollit gjerman, ka gjetur një mënyrë tjetër, larg topit, për t’u bërë edhe më i njohur. Pasi ka ikur nga Bajerni në janarin e shkuar, Sinan, ka treguar se i famshëm bëhesh edhe në jetë private pa luajtur midis yjeve bavarezë. Ka një mani të dukshme protagonizmi dhe nuk mungon në apel. Ditët e fundit ka probleme me drejtësinë për shkak të një “autogoli” spektakolar: i ka dërguar foto nudo një vajze minorene.
Bëmat e tij janë të njohura nga berlinezët, por edhe nga bavarezët, të cilët e larguan kur mësuan se Sinan Kurt kishte bërë një udhëtim prej 75 kilometrash, nga Kana në Sant Trope me helikopter me çmimin 1900 euro.