Masimiliano Alegri eshte ne krye te listes se presidentit te Paris Sen Zhermen. Ai qe e thote kete eshte rrjeti televiziv amerikan ESPN qe zbulon disa detaje te rrefyera nga nje burim i brendshem i klubit transalpin.
Sipas ESPN, Al Kelaifi ka mbetur i mahnitur nga rezultatet e trajnerit livornez te Juventusit ne kompeticionet evropiane me bardhezinjye qe arriten 2 here ne finale te Liges se Kampioneve ne 3 vitet e fundit, nderkohe qe ne sezonin aktual eshte ne gare per nje vend ne gjysmefinale.
Gjithnje sipas ESPN, alternativa e PSG nese nuk arrihet te Alegri, eshte trajneri i Totenhemit Maurisio Poçetino qe pelqehet edhe nga Drejtori Sportiv i PSG, Antero Henrike. Per stolin e Paris Sen Zhermen eshte permendur si kandidature edhe emri i Antonio Kontes por se fundmi gjerat sikur kane ndryshurar per te. Eshte lene pas dore dhe kandidatura e Luis Enrikes me spanjollin qe shihet si pasuesi i Kontes tek stoli i Çelsit.
Eshte folur shume edhe per nje rikthim te Ançelotit, por italiani duket se ka shume pretendime, ndersa Andre Vilash Boash eshte disa shkalle me poshte ne klasifikimin e preferencave te Al Kelaifit.
Sfidanti.al