‘Menduam se Dibala ishte nje superlojtar per kombetaren, por me kalimin e kohes ai nuk diti t’i pershtatej menyres sone te lojes-kjo eshte ajo qe deklaroi trajneri i Argjentines, Horhe Sampaoli i cili e ka lene jashte skuadre sulmuesin e Juventusit per ndeshjet miqesore te Argjentines me Italine e Spanjen. Nje deklarate kjo qe nuk u prit aspak mire nga vellai dhe njekohesisht agjenti i Paulo Dibales, Gustavo, qe nuk ngurroi te kritikoje teknikun e ‘Seleccion’.
Ky i fundit perdori rrjetin social Twitter per t’iu kundervene trajnerit te skuadres nenkampione te Botes.
‘Eshte per te ardhur keq te shohesh qe Kombetarja formohet nga drejtuesit e Federates e gazetaret-shkruante Gustavo Dibala, qe nuk vonoi shume per ta fshire kete postim, por kjo deklarate e beri xhiron e botes.
Sfidanti.al