Çfarë po ndodh me Milanin? Pronarë të rinj shfaqen në horizont

Milani nuk po gjen qetësi përsa i përket administrimit. Sipas asaj që publikohet në median italiane në horizont janë shfaqur sipermarrës që pretendojnë të bëhen pronarët e rinj të klubit legjendar milanez. Mësohet se ai që ka shfaqur dëshirën për të blerë shumicën e aksioneve të Milanit është Al Falasi pronari i grupit ‘International Triangle’.

Gjithnjë sipas medias italiane, Al Falasi ka bërë edhe një ofertë, dicka që është bërë në mënyrë sekrete duke qenë se nuk janë dhënë detaje në lidhje me shifrën që mund të jetë propozuar në këtë pikë. Por Historitë nuk mbyllen këtu. Mësohet se interes për blerje aksionesh të Milani kanë shfaqur edhe një fondacion në sHBA si dhe miliarderi nga Uzbekistani, Alisher Usmanov që zotëron një kuotë aksionesh edhe të klubi londinez i Arsenalit.

Për momentin Milani as konfirmon e as përgënjeshtron lajmin e publikuar, ndërkohë që që në 20 prill, Fassone do të ketë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e UEFA për të diskutuar në lidhje me ate qe duhet  Marrëveshja e Rakorduar.

sfidanti.al