Andres Iniesta me shumë mundësi do t’i thotë lamtumirën Barcelonës, skuadra që e formoi si futbollist. Pas përfundimit të ndeshjes me Çelsin, kapiteni i skuadrës katalanase deklaroi se shumë shpejt do të marrë nje vendim, pavarësisht rinovimit për një afat të pacaktuar të konrtratës me nënkampionët e Spanjës.
‘Klubi do ta jetë i pari që do të mësojë se cfarë do të bëj në të ardhmen-tha Iniest- Është një vendim që duhet ta marr përpara datës 30 prill dhe 2 janë opsionet; të qëndroj ose të largohem nga Barcelona. Ideja ime nuk ka ndryshuar që nga momenti që rinovova kontratën me klubin’.
Destinacioni i Iniestës nëse largohet nga Barcelona me shumë mundësi do të jetë kampionati kinez. Një vit më parë 33 vjecari mori 2 oferta nga Kina, njëra prej të cilave ishte për një kontratë me pagë 35 milionë Euro në sezon e disa privilegje të tjera, oferta të cilat futbollisti i hodhi poshtë në atë kohë
sfidanti.al