Messi dhe Kurtua; kur makthi ndodh në Kamp Nou

Lionel Messi na ka mësuar që të shënojë gola të ngjashëm me ata të yjeve të mëdhenj, por këtë radhë ai ka kaluar cdo parashikim duke imituar… vetveten. Si ndodhi kjo? Në ndeshjen me Chelsean të fituar 3-0, argjentinasi shënoi 2 gola, njëri prej të cilëve ka tërhequr vëmendjen tek ata që i vënë re shumë detajet. Goli i dytë i Messit dhe njëkohësisht i 3 i Barcelonës ishte shumë i ngjashëm me atë që sulmuesi e shënoi në vitin 2011 kundër Atletiko Madrid në fitoren e katalanasve 5-0.

Ironia e fatit është që në atë vit portën e Atletikos e mbronte pikërisht Tibo Kurtua. Goli në fjalë ishte i 4 i takimit e për më tepër u shënua në të njëjtën portë si ai i golit të tretë në sfidën me Chelsean, me Mesin që e coi topin mes këmbëve të Kurtua

sfidanti.al