Milani nuk po gjen qetësi përsa i përket administrimit. Sipas asaj që publikohet në median italiane në horizont janë shfaqur sipermarrës që pretendojnë të bëhen pronarët e rinj të klubit legjendar milanez. Mësohet se ai që ka shfaqur dëshirën për të blerë shumicën e aksioneve të Milanit është Al Falasi pronari i grupit ‘International Triangle’.