Arsenali e ndërpreu serinë e “zezë” të humbjeve, duke arritur një fitore të madhe ndaj Milanit në Ligën e Evropës, por, sidoqoftë, kjo fitore nuk mund të kalonte pa ndonjë incident, qoftë edhe të vogël, te “topçinjtë”.
Kësaj here, ky incident ndodhi mes trajnerit Arsen Venger dhe mesfushorit Granit Xhaka. Pikërisht, në pjesën e dytë, në një rast, Vengeri i bërtiti, nga vija anësore, Xhakës që duket se nuk i pëlqeu këtij lojtari, pjesëtar të përfaqësueses së Zvicrës, që ia ktheu trajnerit të vet: “Oh come on, fuck off!” (Hajde, ik pirdhu).
Këtë shprehje e kapën kamerat e San Siros gjë që, menjëhere, u bë hit në rrjetët socialë.
Sfidanti.al