Meidumet italiane transmetojnë lajmin se portieri i Juventusit dhe i përfaqësueses Italiane, Xhanluixhi Bufon, ka marrë vendimin përfundimar që të dalë në “pension” në fund të këtij sezoni. Megjithatë, deri tani, nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare, por mediumet ngulin këmbë se këtë lajm e kanë siguruar nga burime të sigurtë.
“Corriera della Sera” vinte në dukje se Bufoni e ka bërë të ditur vetë këte lajm për përfundimin e karrierës së tij në fushën e futbollit, duke e ndërmarrë këtë hap që t’u shmanget spekulimeve për të ardhmen e tij, sikurse ndodhi në rastet e Françesko Totit dhe Alesandro del Pieros.
Bufonit nuk i pëlqeu deklarata e trajnerit të përkohshëm të kombëtares italiane, Luixhi Di Biaxho, që vuri në dukje se Xhixhi nuk e meritonte një lamtumirë të tillë nga përfaqësuesja (dështimi me Suedinë), që, për portierin veteran, është një aluzion i hapur se trajneri dhe federata italiane kanë mendimin se ai nuk duhet të luajë më kombëtaren italiane.
sfidanti.al