Trajneri i Brazilit spiunon: Guardiola ka prishur gjumin për Fred

Trajneri i Brazilit, Tite, thotë se edhe vetë trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, e ka pyetur atë për Fredin. Në fakt, për këtë mesfushor 25-vjeçar që luan me Shahtarin e Donjeckut, Guardiola ka disa kohë që po interesohet. “Fredi po luan mirë me Shahtarin dhe për të mua më ka pyetur edhe Guardiola gjatë një bisede”, tha Tite.

Fredi, në 26 ndeshje me bluzën e Shahtarit ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër pasime goli gjatë këtij sezoni, ndërsa në Champions ka shënuar një gol në shtatë ndeshje. Të martën, ekipi i tij do të jetë mik në Romë për një tetën e finaleve të Champions-it.

Sfidanti.al