Ronaldo, fenomeni i vërtetë “luan”  me kohën e lavdishme

Prania e Ronaldos në 110-vjetorin e  Interit të Milanit u shfrytëzua nga media italiane për të komunikuar me “fenomenin” brazilian që, me këtë rast, bëri disa deklarata interesante lidhur me të kaluarën e tij dhe kohën, kur ai ishte pjesë përbërëse e familjes “neroazure”.

“Il Fenomeno” nuk u mendua shumë, kur atë e pyetën se cilën ndeshje ai do të donte që ta riluante, po të kthehej mbrapsht në kohë. “Po të kisha mundësi që të kthehesha në të kaluarën, do të doja që të luhej ndeshja e 5 majit me Lacion”, vuri në dukje Ronaldo, dike pasur parasysh duelin e raundit të fundit të sezonit 2001/02, kur Interi humbi 4-2, duke i lejuar Juventusit që të merrte kampionatin. Është një nder i madh që të shpallesh si sulmuesi më i mirë i këtij klubi, ku kanë luajtur kampionë të mëdhenj të vërtetë. Erdha këtu si një futbollisti i ri dhe këtu u poqa”, tha “fenomeni” brazilian.

Sfidanti.al