Pol Gaskoin është një legjendë e futbollit angleze që, megjithatë, ka shërbyer si një shembull i keq sesi nuk duhet të jetë një futbollist, për shkak të sjelljeve të tij anormale në fushë dhe jashtë saj, por, duke pasur parasysh edhe problemet e mëdha që ai ka pasur me alkoolin, madje, ai, disa herë, u është nënshtruar terapive rehabilituese të dealkoolizimit.
“Gaza” popullor ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit të Premier Ligës mes Barnlit dhe Evertonit, me të cilin ka luajtur ky sulmues i paharruar angleze. Me këtë rast, ai përmendi njerëzit që ai ka dashur në këtë klub, midis tyre edhe sulmuesin aktual të tij, Uein Rini, të cilin ai (Gaskoin) e ka njohur, kur Uejni ishte 14 vjeç, dhe me të cilin atë e lidh një histori interesante. Runi, atëkohë, 14 vjeç, shënoi dy gola, duke luajtur me ekipin e të rinjve të Evertonit, ndërkohë që Gaskoini që po e shihte atë ndeshje, vendosi që ta shpërblente sulmuesin e ri të talentuar, duke i dhënë 40 sterlina që ai të blinte dhe të pinte birrë mbas ndeshjes!
Tetëmbëdhjetë vite më vonë, Gaskoini dhe Runi patën një takim të veçantë në një nga mjediset e stadiumit të Barnlit dhe, mbasi e përqafoi Uejnin, “Gaza” i kujtoi atij borxhin e vjetër, por, në vend që t’i kërkonte mbrapsht paratë që kishte dhënë shumë kohë më parë, ai e qerasi Runin me 40 sterlina të tjera!
Sfidanti.al