Çmimet e futbollistëve kanë kohë që kanë kapërcyr realitetin, për më tepër që edhe për futbollistët e rinj kanë filluar që të shpenzohen shuma astronomike. Ylli i ri në ngjitje, sulmuesi 16-vjeçar i Lionit, Vilem Gebels, tanimë, e ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë të “luanëve” dhe shumëkush parashikon një karrierë të shkëlqyer për këtë futbollist të ri, ndërkohë që për të kanë filluar që të interesohen klubet e mëdhenj, midis tyre edhe Arsenali që ka shprehur dëshirën që ta ketë këtë futbollist të talentuar në radhët e veta, por, sidoqoftë, Lioni i ka vënë atij një çmim të jashtëzakonshën, duke kërkuar për Gebelsin 70 milionë euro të pabesueshëm! ]
Kjo shumë, me të vërtetë, është marramendëse, nëse kihet parasysh se ky futbollist i ri e ka kontratën njëvjeçare, kështu që duket qartë se Lioni do që të përfitojë sa më shumë para nga ai. Veç Arsenalit, interesim për futbollistin e ri të Lionit, kanë treguar edhe Siti, Çelsi, Barcelona, Bajerni, Monako dhe Lajpcigu.
Sfidanti.ai