Konte thumbon Abramoviç: Çfare sintonie ka mes drejtuesve te Mançesterit e Guardioles

‘Kur ka sintoni mes klubit dhe trajnerit, mund te punosh sic deshiron me synim permiresimin e skuadres-kjo eshte ajo qe ka deklaruar trajneri Antonio Konte, qe nuk iu referua Çelsit, por Mançester Sitit me te cilin Blute e Londres do te luajne ne Premier League.

‘Ambicia? Nuk mund te flas per ambicie, nuk eshte kjo çeshtja per mua-tha Konte-eshte klubi ai qe duhet te tregoje ambiciet e tij, jo trajneri. Trajneri duhet te punoje perdite, ndersa klubi duhet te kuptoje objektivat e arsyeshem’.

Me pas Konte nuk i kurseu komplimentat per Mançester Sitin e Guardioles.

‘Duhet te admirojme kete klub qe po ben nje sezon te jashtezakonshem-vijoi Konte-por kur impenjohesh dhe kur ka sintoni mes drejtuesve e trajnerit atehere puna behet me e lehte. Kur ka nderthurje mes pranise se nje trajneri te mire me shpenzimet dhe ambicien e klubit atehere rezultati eshte ky qe po shohim’.

Sfidanti.al