Dortmundi e Rojsi, dëmtimet janë shpresa për rinovimin e yllit

Dëmtimet kanë qenë mallkimi më i madh për karrierën e Marko Rojsit, por edhe për Dortmundin që nuk ka mundur thuajse kurrë t’ia “shohë hajrin” siç duhet yllit të tij më të talentuar. Futbollisti “fluturues” 28-vjeçar është rikthyer më në fund nga lëndimet e shumta, dhe Borusia po mendon për të rinovuar kontratën.

Akordi aktual i palëve përfundon pas 18 muajve dhe drejtori sportiv i verdhezinjve, Mikael Cork, ka deklaruar se bisedimet do të mbahen shpejt. Ai nuk përcaktoi ndonjë kohë, por besohet se Rojsi ende nuk është i bindur nëse duhet të rinovojë apo jo kontratën në “Signal Iduna Park”. Ironikisht, janë pikërisht dëmtimet e lojtarit, shpresa më e madhe për Corkun, pasi Rojs nuk jep shumë garanci fizike, ndryshe për të do të ishte bërë ankand mes Bajernit, Realit apo klubeve angleze.

Sfidanti.al