Hamilton tregon se kush është “numri 1” në Barcelonë

E mërkura e lodhi shumë nga dëbora e madhe, por Ljuis Hamilton nuk kishte ndërmend të dorëzohej. Kampioni i botës në Formula 1 vonoi vetëm një ditë, por e tregoi gjithë formën e tij, duke dhënë kohën më e mirë në praktikën që po zhvillohet në Barcelonë. Piloti i Mercedesit ishte thuajse i vetmi që e uli kohën në 1’20”, duke e ndaluar kronometrin në 1’19”333. Pas tij doli Stofel Vandorn i Meklarenit, që ishte nën 1’20” (1’19”854). Sebastian Fetel ishte gati 1 sekondë prapa (1’20”241), ndërsa paraqitje të mirë bëri dy herë kampioni i botës, Fernando Alonso me Meklarenin. Ky i fundit u la më së shumti pushim nga skuadra angleze.

Sfidanti.al