Ledecka historike, kampione olimpike në ski dhe snoubord!

Dhe thonë se nuk mund të jesh më i miri në dy sporte të ndryshëm! Ester Ledecka konfirmoi statusin e saj si “mbretëresha e dëborës” në Lojrat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pjongçang të Koresë së Veriut, duke u bërë sportistja e parë në historinë e “sportit të bardhë” që fitonmedalje ari në dy disiplina të ndryshme në të njëjtën olimpiadë.

Mbas triumfit befasues në garën e super sllallomit, një disiplinë që nuk ka podium në Kupën e Botës, kjo sportiste çeke 22-vjeçare festoi fitoren edhe në garën e saj primare – snoubord. “Kjo është diçka fantastike, diçka krejtësisht e veçantë që unë nuk do ta harroj deri në fund të jetës sime. Unë i gëzohem çdo gare dhe jam e lumtur që arrita të hip në podium”, deklaroi Ledecka.

Sfidanti.al