Olimpiada e dimrit, rusët fitojnë në finalen dramatike mbi akull

Rusia mundi 4-3 Gjermaninë me një gol të shënuar në shtesën e ndeshjes finale të turneut të hokeit mbi akull, në ditën e fundit të Lojrave Olimpike Dimërore të Pjongçangut të Koresë sëJugut. Heroi i triumfit të Rusisë ishte hokeisti Kiril Kaprizov që e tundi rrjetën e portës gjermane në min. e 10-të të vazhdimit të ndeshjes Rusia, kështu,fitoi medaljen e artë, duke u kthyer në fronin olimpik mbas 26 vitesh. Për rusët kjo ishte medalja e artë e nëntë dhe e dyta nën flamurin olimpik.

Gjermanët, nga ana e tyre, u mundën në ndeshjen finale olimpike të parë të tyre dhe për ata ky është suksesi më i madh i arritur, ndërkohë që ishin fare pranë medaljes së artë, kur kjo e fundit “iu iku nga duart” atyre në minutën e 60-të të kohës së rregullt, kur ata kishin një lojtar më shumë, por, pikërisht, pësuan, në atë moment, golin e barazimit 3-3. Pikërisht, në20-minutshin e shtesës suplementare të ndeshjes, Kaprizovi i Rusisë shënoi, në min. e 10-të, golin e fitores, duke i dhënë fitoren dhe të artën ekipit të tij.

Medaljen e bronzit e fitoi Kanadaja që në “finalen e vogël”, pra, për vendtë tretë, mundi 6-4 Çekinë.

Sfidanti.al